Rusia përgënjeshtron pretendimin e Ukrainës se i ka vrarë komandantin e Flotës së Detit të Zi, e shfaq në një konferencë për shtyp

Rusia përgënjeshtron pretendimin e Ukrainës se i ka vrarë komandantin e Flotës së Detit të Zi, e shfaq në një konferencë për shtyp

17:02, 26/09/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës se i ka vrarë komandantin e Flotës së Detit të Zi.

Ministria ruse ka publikuar një video ku Komandanti i Flotës detare shfaqet në një konferencë, por pa specifikuar vendin dhe kohën e konferencës.

Nuk është e qartë se kur janë filmuar pamjet, ku Viktor Sokolov shfaqet në një lidhje video me ministrin e mbrojtjes. Sipas ministrisë takimi me zyrtarët e lartë ka ndodhur të martën.

Forcat speciale të Ukrainës thanë të hënën Sokolov dhe 33 oficerë të tjerë vdiqën në një sulm me raketa në selinë e flotës në Sevastopol, në Krime.

Videoja tetë minutëshe tregon një kolegj të Ministrisë së Mbrojtjes, që thuhet se është zhvilluar mëngjesin e sotëm. Ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu është parë duke biseduar me zyrtarë të lartë në një sallë konferencash në Moskë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco