Ish-komandanti i NATO-s: Nëse admirali rus Sokolov është i vdekur, është oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore

Ish-komandanti i NATO-s: Nëse admirali rus Sokolov është i vdekur, është oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore

18:09, 25/09/2023
A+ Aa A-

Ukraina ka njoftuar se në një sulm raketor mbi komandën e flotës ruse të Detit të Zi në Krimenë e pushtuar, është vrarë komandanti i kësaj flote.

Siç raporton NBC News, komandanti i flotës së Detit të Zi është admirali Viktor Sokolov.

Raportohet se forcat për operacione speciale të Ukrainës kanë njoftuar në Telegram se në sulmin mbi komandën e flotës ruse në Sevastopol të Krimesë, ka pasur “dhjetëra të vdekur dhe plagosur, përfshirë eprorë të lartë të flotës ruse”.

Në njoftim thuhej se operacioni është quajtur “kurthi i gaforres” dhe se është kryer “në kohë dhe me saktësi”.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministri të Brendshëm ukrainas, ka njoftuar sot duke u thirrur në informacione të forcave për operacione speciale, se në sulmin raketor mbi komandën e flotës ruse në Detin e Zi, është vrarë komandant admiral Viktor Sokolov.

Sipas të njëjtit, përveç Sokolovit janë vrarë edhe 34 oficerë tjerë të lartë rusë dhe 105 tjerë janë plagosur.

NBC News raporton se gjatë vikendit të kaluar analistët që përcjellin luftën në Ukrainë kanë folur për vrasjen e Sokolovit.

E vrasjen e Sokolovit e ka komentuar edhe admirali amerikan James Stavridis, ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s, i cili tani është analisti kryesor i NBC News për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Nëse kjo është e vërtetë (që Sokolov u vra), do të ishte oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stavridis në një postim në rrjetin social X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco