Ceremoni mahnitëse, Xi i Kinës hap Lojërat Aziatike të organizuara nga Kina

Ceremoni mahnitëse, Xi i Kinës hap Lojërat Aziatike të organizuara nga Kina

12:20, 25/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti kinez Xi Jinping hapi Lojërat e 19-ta Aziatike në një ceremoni shumëngjyrëshe në Hangzhou të shtunën, duke nisur një ekstravagancë sportive dy-javore.

Këto lojëra filluan me një vit vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më shumë se 12,000 atletë nga 45 vende do të garojnë në 40 sporte. Ndeshjet do të zgjasin deri më 8 tetor.

Përpara presidentit sirian Bashar al-Assad dhe liderëve të tjerë të mbledhur në stadium, Xi hapi zyrtarisht Lojërat në stadiumin Olimpik Hangzhou me kapacitet 80,000, i njohur gjithashtu si "Grand Lotus".

Videoja e hapjes ishte shumë mbresëlënëse me temën e ceremonisë uji. 

Pas prezantimit mahnitës që tregoi përplasjen e baticave, natyrës, shkencës dhe teknologjisë, flaka u ndez nga një pishtar dixhital së bashku me një atlet kinez. 

Krijimi i imazheve mbresëlënëse me teknologjinë dixhitale dominoi ceremoninë e hapjes. 

Lumi Qiantang dhe Ura ikonike Gongchen që lidh epokën e lashtë me atë moderne u projektuan drejtpërdrejt në skenë përmes koordinimit të ekranit tokësor dhe përmes dizajnimit të efekteve vizuale 3D dhe imazheve virtuale me sy të lirë. 

Integrimi i teknologjisë 3D me sy të lirë, realitetit të shtuar (AR) dhe inteligjencës artificiale (AI) ka sjellë një përvojë të re dhe emocionuese për shikuesit në mbarë botën.

Shikoni videon

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco