Rekordet për njerëzit më të gjatë në botë janë ndoshta më ikonikët nga të gjithë titujt e Rekordeve Botërore Guinness.
Qoftë gruaja më e gjatë që jeton, adoleshentja më e gjatë, apo bodybuilderja më e gjatë, ka diçka rreth tyre që i magjeps njerëzit anembanë globit.
Megjithatë, mes këtij panteoni gjigandësh, ka një që qëndron 'kokë e shpatulla' mbi pjesën tjetër.
Robert Wadlow, është njeriu më i gjatë ndonjëherë, 272 cm. Madje Wadlow, konsiderohet se është më i gjatë se një ari i thinjur që qëndron në këmbët e pasme.
I lindur në Alton, Illinois, SHBA më 22 shkurt 1918, Robert arriti gjatësinë rekord që në moshë të re.
Në moshën vetëm gjashtë vjeçare, ai ishte gati 180 cm i gjatë dhe në fund të vitit pasardhës, ai e kishte tejkaluar babanë e tij.
Roberti theu rekordin e parë në moshën 16-vjeçare, duke u bërë adoleshenti më i gjatë ndonjëherë .
Menjëherë pas ditëlindjes së tij të 21-të, në një lartësi 272 cm ai u njoh pa asnjë dyshim si njeriu më i gjatë i matur ndonjëherë.
Duket gati e pamundur që ndonjë njeri të arrijë përsëri një lartësi të tillë!
© SYRI.net