Pesë bullgarë akuzohen në Britani për spiunazh në favor të Rusisë

Pesë bullgarë akuzohen në Britani për spiunazh në favor të Rusisë

16:52, 21/09/2023
A+ Aa A-

Pesë qytetarë bullgarë do të akuzohen për kryerje spiunazhi, tha Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ata përfshijnë tre burra dhe dy gra: Orlin Roussev, 45, Bizer Dzhambazov, 41, Katrin Ivanova, 31, Ivan Stoyanov, 31, dhe Vanya Gaberova, 29 vjeç.

Nick Price, kreu i Divizionit Special të Krimeve dhe Kundër Terrorizmit, tha se ata do të akuzohen për ‘komplot për mbledhjen e informacionit që synon të jetë drejtpërdrejt ose indirekt i dobishëm për një armik, e cila do të dëmtonte sigurinë dhe interesat e shtetit midis 30 gushtit 2020 dhe 8 shkurt 2023’.

Roussev, Dzhambazov dhe Ivanova u akuzuan më parë në muajin shkurt për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.

Akuzat pasojnë pas një hetimi të policisë metropolitane, raporton Skynews.

Të pesë do të paraqiten në një Gjykatë në Westminsterit më 26 shtator të këtij viti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco