Koreja e Jugut heton 18 ushtarë amerikanë për kontrabandë droge

Koreja e Jugut heton 18 ushtarë amerikanë për kontrabandë droge

14:41, 21/09/2023
A+ Aa A-

Të paktën 18 ushtarë amerikanë dhe dy gra civile janë nën hetim si të dyshuar për trafikim droge në Korenë e Jugut.  Një pjesëtar i shërbimit Korean të Forcave të Shteteve të Bashkuara (USFK) dhe dy gra, përfshirë një koreano-jugore dhe një filipinase, u arrestuan të mërkurën nën dyshimet për trafikim droge përmes postës ushtarake, raportoi agjencia e lajmeve “Yonhap News” me bazë në Seul.

Anëtari i arrestuar i USFK-së ndodhet në Camp Humphreys në Pyeongtaek, 61 kilometra në jug të kryeqytetit Seul. Të paktën 17 ushtarë të tjerë amerikanë janë kapur dhe referuar në ndjekje penale “me dyshimin se janë përfshirë në blerjet dhe shitjet e substancës së ndaluar”.

Sipas policisë, dy gratë së bashku me pesë të tjera kryesisht furnizonin me drogë ushtarët amerikanë të vendosur në Pyeongtaek dhe Dongducheon, 41 kilometra në veri të Seulit. Ata janë transferuar në prokurori për aktakuzë.

Policia ka sekuestruar të ardhura nga shitja e drogës me vlerë 12.850 dollarë, 80 ml kanabis sintetik dhe materiale të tjera, sipas Yonhap. Në Korenë e Jugut janë stacionuar rreth 28.500 ushtarë amerikanë sipas një traktati të nënshkruar në vitin 1950.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco