Bulluzoi nj trans, arrestohet 14-vjeçari në Francë

Bulluzoi nj trans, arrestohet 14-vjeçari në Francë

08:25, 21/09/2023
A+ Aa A-

Polemikat kanë shpërthyer në Francë pasi policia hyri në ambientet e një shkolle dhe arrestoi një 14 vjeçar, në klasën e tij për bullizëm.

I mituri u arrestua nga 5 policë, të cilët e nxorën nga klasa e tij dhe e futën në makinë, në shkollën e mesme që ndodhet në rrethinat e Parisit.

Ndërhyrja e policisë erdhi pasi 14 vjeçari kishte bullizuar me fraza të dhunshme, fyerje dhe kërcënime një 15 vjeçare trans. Madje ai kishte shkuar dhe më tej, ku kishte shkruar në Instagramin e klasës “do të vrasim”.

Ministri i Arsimit, Gabriel Attal kohët e fundit ka bërë një apel për të goditur fort fenomenin e dhunshëm të bullizmit që sipas tij ka përfshirë të gjitha shkollat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco