VIDEO/ 'Kur lind me këmishë' makina merr flakë pas përplasjes por shoferi arrin të dalë i gjallë

VIDEO/ 'Kur lind me këmishë' makina merr flakë pas përplasjes por shoferi arrin të dalë i gjallë

07:57, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kur shprehja 'ke lindur me këmishë' merr kuptimin e duhur.

Dy ditë më parë në Minesota të SHBA ndodhi një aksident i rëndë ku u përfshinë një shofer kamioni dhe shofer i një autoveture.

Ata u përplasën kokë më kokë por fatmirësisht nuk pati të lënduar. 

Drejtuesi i automjetit Kirk Ruzek , 55 vjeç  tha se ishte me nxitim për të shkuar në punë dhe nuk e pa kamionin me të cilin u përplas.

 “Nuk e kuptova se do të përplasesha me kamionin derisa ishte tepër vonë për të reaguar. Nuk e mbaj mend zjarrin por e kam parë videon”, tha 55-vjeçari. 

Siç ka shpjeguar ai pas përplasjes, të gjitha dyert e veturës së tij kanë qenë të bllokuara por arriti të dalë prej xhamave të thyer të automjetit.

Sipas tij, ndihma i është dhënë nga dy kalimtarë para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje. 

“Ka një arsye që jam ende këtu. Kam folur me katër persona që e panë videon dhe më thanë "si jeni akoma në këmbë? ”, tha 55-vjeçari për mediat lokale.

Nga informacionet e mbledhura nga policia rrugore vendore , të dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë të lidhur me rripin e sigurimit dhe nuk kanë konsumuar alkool.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco