Konsumuan drogën e fshehur nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari - 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Konsumuan drogën e fshehur nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari - 3 të tjerë në gjendje të rëndë

19:48, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një kilogramë drogë e llojit “fentanil” është gjetur në një tapet në një dhomë gjumi në një çerdhe në New York, ku një fëmijë ndërroi jetë dhe 3 të tjerë u dërguan në spital. 1-vjeçari, Nicholas Dominici, i cili kishte nisur çerdhen një javë më parë, ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës.

“Në një kontroll në çerdhe u gjet një kilogram fentanil që u zbulua nën një tapet ku fëmijët kishin fjetur më parë”, tha shefi i detektivit të NYPD, Joseph Kenny.

Ndërkohë, 3 fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi u ekspozuan ndaj lëndës narkotike në qendrën e kujdesit për fëmijë në Bronx. Policia ka ngritur dyshimet se fëmijët nga 8 muajsh deri në 2 vjeç, thithën fentanil në çerdhe. Hetuesit zbuluan gjithashtu 3 presa të përdorura për të paketuar drogë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, pronari i çerdhes Divino Niño në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje dhe komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultojnë në vdekje.

“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan foshnjat dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një çerdhe për fëmijë”, tha prokurori amerikan i Manhattan, Damien Williams.

Policia thotë se droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanil, 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkaku për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco