A do të furnizojë Koreja e Veriut me municione Rusinë?/ ‘Më vjen mirë që ju shoh’, Kim Jong Un takon Putinin

A do të furnizojë Koreja e Veriut me municione Rusinë?/ ‘Më vjen mirë që ju shoh’, Kim Jong Un takon Putinin

08:45, 13/09/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me Presidentin rus Vladimir Putin mëngjesin e sotëm në skajin me lindor te Rusisë për bisedime që Uashingtoni dyshon se do të përfshijë bashkëpunimin e ne fushën e mbrojtjes.

“Më vjen mirë që ju shoh,” -tha Putin ndërsa i shtrëngoi dorën Kim-it për rreth 40 sekonda, duke e mirëpritur atë në Kosmodromin Vostochny. Kim Jong Un falënderoi Putin për ftesën dhe për ngrohtësinë e pritjes së tij.

Dyshohet se të dy po takohen për të finalizuar një marrëveshje armësh ku Pheniani mund të furnizoje me municion Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Putin konfirmoi se ata do të diskutonin “të gjitha çështjet”. Ai gjithashtu konfirmoi se do të diskutonin teknologjinë satelitore – dhe kjo është arsyeja pse ata janë në këtë bazë hapësinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco