Balenat me gungë shfaqen në bregun e Paqësorit të Kolumbisë - Tërheqin mijëra turistë

Balenat me gungë shfaqen në bregun e Paqësorit të Kolumbisë - Tërheqin mijëra turistë

19:46, 12/09/2023
A+ Aa A-

Çdo verë, mijëra turistë zbarkojnë në qytetin kolumbian Bahia Solano për të parë balenat me gungë, të cilat migrojnë nga ujërat e ftohta të Paqësorit jugor në ujërat e ngrohta të Kolumbisë.

Kryesisht balenat me gunga migrojnë në këtë zonë nga korriku deri në tetor të çdo viti.

Vizitorët hipin në anije të vogla peshkimi që afrohen pranë balenave për të parë këto gjitarë.

Ky aktivitet ka ndihmuar në rritjen e të ardhurave të kapitenëve të varkave, hoteleve, agjencive turistike dhe restoranteve.

Balenat me gungë që afrohen në bregun e Paqësorit të Kolumbisë peshojnë nga 20 deri në 40 tonë dhe kanë një gjatësi prej rreth 16 metrash, sipas biologut detar Esteban Duque Mesa.

Gjitarët ujorë janë gjithashtu të rëndësishme për ekosistemin lokal, sepse ato fekondojnë algat, nga të cilat varen peshqit më të vegjël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco