UNESCO do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmin kulturor

UNESCO do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmin kulturor

16:30, 10/09/2023
A+ Aa A-

Agjencia kulturore e OKB-së, Unesco thotë se do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmet në vendet e trashëgimisë dhe të hartojë një strategji riparimi.

Qyteti i vjetër i Marrakeshit – i cili u prek rëndë nga tërmeti i së premtes – është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kreu rajonal i UNESCO-s, Erik Falt, tha se ishte i nevojshëm një plan për rindërtimin e aseteve kulturore të dëmtuara.

Marrakeshi është porta kryesore për turizmin në Marok. Qyteti planifikonte të priste 13 milionë vizitorë në vitin 2023 – po aq sa ishte në vitet para pandemisë së Covid.

Tërmeti i së premtes në Marok la të vdekur mbi 2 mijë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco