Scholz: Deklarata e përbashkët e G20 për luftën në Ukrainë 'një sukses'

Scholz: Deklarata e përbashkët e G20 për luftën në Ukrainë 'një sukses'

08:59, 10/09/2023
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përshkruar si një “sukses” formulimin përfundimtar të deklaratës së përbashkët të lëshuar sot nga liderët e G20-ës gjatë samitit, në Nju Delhi.

Mbi 2 000 viktima pas tërmetit shkatërrimtar në Marok

Në një konferencë për shtyp, Scholz vlerësoi faktin se deklarata theksonte integritetin territorial të të gjitha vendeve,  edhe pse dokumenti nuk dënonte në mënyrë eksplicite Rusinë për pushtimin e fqinjit të saj.

“Është një arritje që më në fund, Rusia hoqi dorë nga rezistenca e saj ndaj një rezolute të tillë, thjesht sepse të gjithë “të tjerët” kishin lëvizur në këtë drejtim”, tha Scholz duke iu referuar Kinës.

Më herët, negociatorët raportuan vështirësi në gjetjen e një konsensusi të mjaftueshëm mes G20, për të nxjerrë një deklaratë tradicionale të samitit që do të miratohej nga të gjithë.

Në samitin e G20 të vitit të kaluar në Bali, Indonezi, Rusisë iu kërkua një “tërheqje e plotë dhe e pakushtëzuar” nga Ukraina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco