Përleshje e armatosur në një klub nate në Turqi, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Përleshje e armatosur në një klub nate në Turqi, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

08:23, 08/09/2023
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i vrarë në një përleshje të armatosur në një klub nate në lagjen Nilufar të Bursës, Turqi.

Përleshja e armatosur ka ndodhur mes vizitorëve të klubit të natës dhe rojes së sigurisë.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital. Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një tjetër  është në gjendje të rëndë.

Sipas kanalit televiziv, i dyshuari në arrati është kapur nga policia 500 m larg vendit të ngjarjes.

Mësohet se përleshja ka ndodhur si pasojë e bllokimit të stafit për hyrjen e 3 personave në klubin e natës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco