VIDEO/ Ukrainasit rrëzojnë helikopterin rus në jug të vendit, publikohen pamjet

VIDEO/ Ukrainasit rrëzojnë helikopterin rus në jug të vendit, publikohen pamjet

11:35, 06/09/2023
A+ Aa A-

MANPAD RBS 70 është një armë e fuqishme suedeze, që i është dhënë brigadës së 47-të të motorizuar të ushtrisë ukrainase.

Ata kanë arritur që me këtë armë të rrëzojnë tetë helikopterë rusë Ka-52 dhe një Su-25, transmeton Telegrafi.

E një prej këtyre sulmeve është dokumentuar me video, ku shihen se si predha e shkrepur nga ushtarët ukrainas godet helikopterin e ushtrisë ruse në jug të Ukrainës.

Helikopteri rus ishte i shoqëruar nga dy tjerë por që ata shpëtuan, kurse helikopteri i tretë nga goditja direkte shpërthen dhe bie në tokë.

Në videon amatore, ushtarët ukrainas përcjellin për pak minuta fluturimet e helikopterëve dhe pasi e fut në objektiv, njërin prej tyre e godasin në ajër.

Ushtarët e Kievit shihen se si me krenari shfaqin këtë moment dhe rrëzimin e fluturakes së përfshirë nga zjarri, që po digjej në një fushë të gjelbëruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco