Putin: Nuk do të ketë marrëveshje të re për grurin derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e mia

Putin: Nuk do të ketë marrëveshje të re për grurin derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e mia

16:19, 04/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti I Rusisë Vladimir Putin ka thënë se një marrëveshje e re për dërgesat e grurit përmes Detit të Zi nuk do të arrihet derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e tij të specifikuara.

Mediat e huaja shkruajnë se Putin këto komente i ka bërë në një konferencë shtypi pas diskutimeve të tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, i cili ishte përkrah Putinit, ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e marrëveshjes fillestare që siguroi eksportin e sigurt të grurit nga Ukraina. Në fjalën e tij Erdogan vuri në dukje se Ukraina “duhet të zbusë qëndrimin e saj kundër Rusisë” në lidhje me marrëveshjen e grurit.

 

Gjithashtu pas këtij takimi Putin zbuloi se Rusia është në fazat e avancuara të përfundimit të një pakti për furnizimin me grurë falas për gjashtë vende afrikane.

Ai shtoi se tubacionet e gazit të Rusisë për në Turqi janë nën sulm të vazhdueshëm dhe se korridoret e marrëveshjeve të grurit nuk duhet të përdoren për qëllime ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco