Mijëra protestues në rrugë në Niger, kërkojnë tërheqjen e ushtarëve franceze

Mijëra protestues në rrugë në Niger, kërkojnë tërheqjen e ushtarëve franceze

21:08, 02/09/2023
A+ Aa A-

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Niamey dhe Kalam, në Nigerin jugperëndimor, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të forcave franceze nga vendi, siç kërkoi junta ushtarake që përmbysi presidentin e zgjedhur Mohamed Bazoum në korrik.

Në kryeqytet, demonstrata u organizua pranë një baze ku ndodhen ushtarët francezë, me iniciativën e organizatave të ndryshme që kundërshtojnë praninë e forcave franceze në vend. “Ushtria franceze të shkojë në shtëpi”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga një protestues.

Protestuesve që mbërritën në vendngjarje në mëngjes iu bashkuan edhe të tjerë në orët e vona të pasdites, duke formuar një turmë të dendur në rrethrrotullimin e “Eskandrig” ku zakonisht zhvillohen këto grumbullime pas grushtit të shtetit të 26 korrikut.

Një tjetër demonstratë u zhvillua në Kalam, jashtë një baze ushtarake, selia e operacionit antixhihadist Almachau, ku ushtarët francezë dhe nigerianë jetojnë së bashku. “Ushtarë francezë, ne kemi ardhur për t’ju sjellë mesazhin se nuk kemi më nevojë për ju,” tha një protestues, duke iu drejtuar turmës.

Rreth 1500 ushtarë francezë janë të vendosur në Niger, duke marrë pjesë në operacione kundër organizatave xhihadiste në atë vend, si pjesë e marrëveshjeve dypalëshe ushtarake. Më 3 gusht, gjeneralët që morën pushtetin në një grusht shteti denoncuan shumë nga këto marrëveshje dhe në fund të muajit koloneli Ibro Amadou, anëtar i Këshillit Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut, deklaroi se “lufta do të ndalet në ditën kur të mos ketë më ushtarë francezë në Niger”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco