Babai vret vajzën për “çështje nderi”, refuzoi të martohej me burrin e zgjedhur për të

Babai vret vajzën për “çështje nderi”, refuzoi të martohej me burrin e zgjedhur për të

21:52, 31/08/2023
A+ Aa A-

Një burrë i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 18-vjeçare për “çështje nderi”, është ekstraduar nga Pakistani në Itali për t’u përballur me gjyqin në vendin ku u krye krimi.

Shabar Abbas u arrestua nëntorin e kaluar në fshatin e tij në Pakistanin lindor, me dyshimin për vrasjen e vajzës së tij, Shaman Abbas. 18-vjeçarja u zhduk në prill 2018, pasi refuzoi të udhëtonte në Pakistan për t’u martuar me burrin e zgjedhur nga familja e saj.

Sipas mediave italiane, rreth një vit pas zhdukjes së Shamanit, mbetjet njerëzore u gjetën pranë shtëpisë së familjes në qytetin verior italian të Novellara. Të dhënat dentare treguan se i përkisnin 18-vjeçares.

Prokurorët besojnë se familja u tërbua kur zbuluan se Shaman ishte në një lidhje me një burrë në Itali. Ata gjithashtu besojnë se ajo u vra kur u kthye në shtëpi për të mbledhur disa dokumente, pasi kishte jetuar aty pranë për një kohë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Babai mohon që vajza e tij ka vdekur. Edhe xhaxhai i saj u ekstradua nga Franca në Itali, për të dalë në gjyq për krimin, së bashku me dy kushërinjtë e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco