Ish-presidenti Trump deklaron se është i pafajshëm për akuzat në Xhorxhia

Ish-presidenti Trump deklaron se është i pafajshëm për akuzat në Xhorxhia

18:29, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi të enjten se është i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorëve në shtetin e Xhorxhias, sipas së cilave ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet.

Deklarimi i pafajësisë u bë me shkrim dhe iu dorëzua Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton në Xhorxhia. Kjo nënkupton që zoti Trump, kandidati kryesor republikan për president për zgjedhjet e vitit 2024, nuk do të paraqitet personalisht në gjykatën e Atlantës javën e ardhshme për t'u përballur me akuzat.

Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, ka përfshirë në akt-padinë e saj ndaj ish-presidentit Donald Trump, 13 akuza për vepra penale, përfshirë për shantazh, presion ndaj zyrtarëve të shtetit shtetërorë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në favor të tij, ndërkohë që ishte rivali i tij Joe Biden që fitoi në atë shtet, si edhe dyshime se ka krijuar një listë të rreme zgjedhësish për të minuar certifikimin në kongres të fitores së presidentit Biden.

Akuzat e fundit shënojnë padinë e katërt me të cilën përballet zoti Trump që nga fillimi i fushatës së tij për rizgjedhje për president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco