Ukraina shkarkon ministrin e mbrojtjes për skandalin e pajisjeve ushtarake

Ukraina shkarkon ministrin e mbrojtjes për skandalin e pajisjeve ushtarake

13:14, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, së shpejti do të shkarkohet nga posti i tij, shkruan gazeta ukrainase, Ukrainska Pravda.

Gazeta citon burime nga kabineti i Volodymyr Zelenskyit të cilat thonë se Reznikov do të shkarkohet pas skandalit.

Një hetim i publikuar në fillim të këtij muaji zbuloi se ministria nënshkroi një kontratë në shtator 2022 me një kompani turke për të blerë veshje dimërore me vlerë 33 milionë dollarë për ushtrinë, që në fakt ishin veshje verore.

Hetimi gjeti prova të rritjes së çmimeve, me disa xhaketa me vlerë rreth 29 dollarë të listuara në disa dokumente deri në 86 dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco