U arratis nga një automjet privat, kapet luani që lëvizte nëpër rrugët e Pakistanit

U arratis nga një automjet privat, kapet luani që lëvizte nëpër rrugët e Pakistanit

22:32, 29/08/2023
A+ Aa A-

Një luan u arratis nga një automjet privat dhe u gjet i lirë në rrugët e Pakistanit gjatë orëve të pikut, duke shkaktuar panik tek banorët për dy orë derisa u kap.

Pronari i luanit e zhvendosi atë në një vend tjetër kur u arratis, në rrugën kryesore të qytetit të zhurmshëm.

“Ekipet tona nxituan menjëherë këtu. Falënderimi i takon Allahut, luani është i sigurtë me ne dhe askush nuk është në rrezik tani", tha inspektori i Shërbimit të Kafshëve të Egra, Mukhtiar Somro.

Luani është strehuar në bodrumin e një ndërtese aty pranë, pasi ka bredhur rrugëve të qytetit për pak kohë. Rezultati ishte një bllokim trafiku, pasi disa furgona të mediave mbërritën për të mbuluar ngjarjen dhe një turmë u mblodh për të parë nga afër kafshën.

Shërbimi i Kafshëve të Egra, njoftoi se luani u dërgua në ambientet e tij, pasi ndalohet mbajtja e luanëve në shtëpi në zonat e banuara. Pronari i kafshës është arrestuar, dhe do të sillet para drejtësisë, tha drejtori i policisë, Shiraz Nazir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco