Madagaskar/ 13 të vdekur nga kaosi në stadium, mes viktimave dhe 7 fëmijë

Madagaskar/ 13 të vdekur nga kaosi në stadium, mes viktimave dhe 7 fëmijë

18:38, 27/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën 13 persona, përfshirë shtatë fëmijë, humbën jetën të premten pas një rrëmuje në një stadium në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo. Mbi 80 persona mbetët të plagosur pasi turma u përfshi nga kaosi dhe njerëzit nisën të shtyheshin.

Në stadium ishin rreth 50,000 spektatorë që do të ndiqnin ceremoninë e hapjes së Lojërave e Ishujve të Oqeanit Indian.

Shkaku i tragjedisë nuk dihet ende, ndërkohë që Kryqi i Kuq paralajmëron se numri i viktimave mund të rritet.

“Ne kemi një vajzë 18-vjeç. Kemi dëgjuar që janë 13 të vdekur. Nuk kemi asnjë kontakt me vajzën, shkuam te morgu por na thanë që nuk ka fëmijë të asaj moshe. Kemi ardhur në spital për të parë nëse është këtu,” – tha një burrë.

“Erdhëm në spital dhe mësuam se fqinji ynë ka vdekur. Edhe nipi im u plagos, por fatmirësisht arriti të largohet,” – u shpreh një grua.

Një ngjarje e ngjashme është regjistruar edhe më parë në stadiumin Barea, kur në vitin 2019-të të paktën 16 persona humbën jetën pasi turma u përfshi nga kaosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco