Aksidentohet rëndë në brigjet greke biznesmeni turk

Aksidentohet rëndë në brigjet greke biznesmeni turk

13:27, 25/08/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni turk Ali Sambanci , pronar i Pegasus Airlines dhe kryetar i bordit të drejtorëve të Esas Holding , dhe gruaja e tij, Vuslat Dogan Sambanci, u plagosën rëndë në një aksident me skaf, i cili u përplas në shkëmbinj midis Leipsiç dhe  Leros.

Sipas informacioneve, çifti po shkonte me fëmijët e tyre nga Lipsi në një restorant në Leros  kur ka ndodhur aksidenti.

Skafi drejtohej nga vetë biznesmeni turk në kohën kur ndodhi ngjarja.

Sipas  faqes turke Sozcu,  dy fëmijët e tyre, Sevket Emrekan dhe Kaan Ali u hodhën në det pak para aksidentit dhe nuk u lënduan.

Çifti u dërgua fillimisht në spitalin e Leros, ku biznesmeni iu nënshtrua dy operacioneve dhe më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, është nisur drejt një spitali privat në Stamboll. 

Në deklaratën me shkrim të bërë nga kompania e tij, Esas Holding shkruhej:

"Kryetari i Bordit të Esas Holding Ali Sabancı dhe gruaja e tij Vuslat Doğan Sabancı pësuan një aksident në det gjatë pushimeve të tyre më 24 gusht 2023. Trajtimi i tyre vazhdon dhe gjendja e tyre shëndetësore po ndiqet. Publiku do informohu për zhvillimet.” 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco