Kryeministri i Indisë mbërrin në Athinë, mirëpritje e ngrohtë nga bashkatdhetarët e tij

Kryeministri i Indisë mbërrin në Athinë, mirëpritje e ngrohtë nga bashkatdhetarët e tij

08:41, 25/08/2023
A+ Aa A-

Greqi- Kryeministri indian Narendra Modi ka 'zbarkuar' në Athinë ku u prit me entuziazëm nga anëtarët e komunitetit indian. 

Modi u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm grek Giorgos Herpaetritis, ndërsa vetë Modi shkroi në Twitter:  

 “Zbrita në Athinë. Pres me padurim një vizitë produktive në Greqi me qëllim të thellimit të miqësisë Indi-Greqi. Do të kem bisedime me Kyriakos Mitsotakis dhe do të kontaktoj me komunitetin indian.” 

Ndërsa në një postim tjetër në X kryeministri indian falënderoi komunitetin indian për pritjen e ngrohtë, duke thënë: “Ndër peizazhet historike të Greqisë shkëlqen ngrohtësia dhe mikpritja e komunitetit indian. I falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë”.

Modi do të pritet nga kryeministri grek Kyriakos  Mitsotakis në orën 11:00 meorën lokale  në Pallatin Maximos. 

Të dy liderët do të kenë një takim kokë më kokë, i ndjekur nga bisedime të zgjeruara nga delegacionet e të dy vendeve dhe më pas me deklarata për shtypin.

Më herët, në orën 10:20,po me orën lokale ai do të pritet nga Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, ndërsa do të vijojë ceremonia e ndarjes së medaljeve.

Ndërsa në orën 13:00 Mitsotakis do të presë një drekë pune për kryeministrin indian, me pjesëmarrjen e biznesmenëve grekë dhe indianë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco