Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zjarret në Havai, shkon në 80 numri i viktimave

Zjarret në Havai, shkon në 80 numri i viktimave

14:00, 12/08/2023
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga zjarret në ishullin Maui të Havait ka shkuar në 80, sipas zyrtarëve.

Ekziston frika se numrat do të rriten më tej në atë që zyrtarisht është fatkeqësia më e keqe natyrore e shtetit amerikan.

Zjarrfikësit janë përpjekur të frenojnë zjarret në disa zona, duke përfshirë qytetin historik të Lahaina, e cila është shkatërruar plotësisht.

Prokurori i Përgjithshëm i Havait ka njoftuar një "shqyrtim gjithëpërfshirës" në mënyrën se si autoritetet reaguan ndaj zjarreve.

Katastrofa filloi të shpalosej pak pas mesnatës të së martës kur u njoftua për një zjarr në qytetin Kula, afërsisht 56 km nga Lahaina. Rreth pesë orë më vonë atë mëngjes, energjia u ndërpre.

Disa njerëz u detyruan të hidheshin në Oqeanin Paqësor për të shpëtuar.

Ishulli ka gjashtë streha në funksionim për të zhvendosurit dhe zyrtarët thanë se po hartojnë për strehim në hotele dhe objekte turistike.

Nuk behet ende me dije se si nisi dhe u përhap zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco