Humbi syrin gjatë luftës, modelja ukrainase në kopertinën e Playboy

Humbi syrin gjatë luftës, modelja ukrainase në kopertinën e Playboy

08:30, 04/08/2023
A+ Aa A-

Revista historike ka zgjedhur për kopertinën e numrit të parë që nga fillimi i luftës Iryna Bilotserkovets, modele dhe prezantuese televizive e cila pozon me bikini metalike dhe me një fashë syri, atë që humbi gjatë një sulmi në Kiev në ditët e para të pushtimit.

Modelja, nëna e tre fëmijëve dhe prezantuesja televizive Iryna Bilotserkovets i mbijetoi një atentati rus në kryeqytetin e Ukrainës Kiev në fillim të pushtimit, atentat që synonte të vriste burrin e saj politikan, i cili është ndihmës i Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit.

Bilotserkovets është bërë që atëherë një simbol i rezistencës në Ukrainë dhe tani punon me forcat kulturore të Ukrainës për të organizuar ngjarje për trupat.

Ajo iu nënshtrua katër operacioneve në një spital të Berlinit dhe mbeti me një sy të humbur, nofull të thyer dhe shumë plagë mbi trupin e saj.

Në intervistën për Playboy , mamaja modele kujtoi kur e kishte parë veten për herë të parë pas operacionit që shpëtoi jetën.

“[Mua më mungonte] një sy, tubat që dilnin kudo, flokët e rruara nga operacioni,” tha ajo.

“Qepje, plagë, plagë kudo; Unë isha thjesht përbindëshi i Frankenshtajnit. Më ishte copëtuar nofulla. Nuk ishte fjala për të ruajtur bukurinë time; ishte çështja nëse do të jetoja apo jo. Mjekët në Ukrainë thanë se ndoshta do të vdisja. ”, tha ajo.

Revista tha në një deklaratë se modelja ishte një heroinë në edicionin e saj 'Women Stay Strong' i cili shikon "rezistencën e grave ukrainase që janë plagosur gjatë luftës, por që nuk e kanë humbur arsyen për të jetuar".

Të ardhurat nga revista do të dhurohen për pajisjet mjekësore emergjente për ushtrinë ukrainase.

Versioni ukrainas i Playboy është botuar në vend që nga viti 2005. Gjatë 18 muajve të fundit, ai ka prodhuar botime vetëm në internet me të ardhurat që shkojnë për blerjen e ambulancave për ushtrinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco