Zemërim në Bullgari, 18-vjeçarja kishte 400 qepje pasi i dashuri e goditi me thikë, por ai u la i lirë

Zemërim në Bullgari, 18-vjeçarja kishte 400 qepje pasi i dashuri e goditi me thikë, por ai u la i lirë

08:00, 04/08/2023
A+ Aa A-

Zemërimi ka shpërthyer në Bullgari për një tjetër incident dhune ndaj një gruaje të re. 

Mijëra bullgarë kanë dalë në rrugë që nga fundi i korrikut duke brohoritur sloganin "sistemi nuk funksionon" dhe duke mbajtur pankarta me germa të kuqe që shkruanin "fund për dhunën e përditshme të përjetuar nga gratë në vend, në shtëpi dhe në hapësirë ​​publike”. 

Siç raporton Deutsche Welle , vetëm në vitin 2022, të paktën 26 gra janë vrarë nga të afërmit e tyre, sipas të dhënave nga OJQ të ndryshme. 

Protestat e fundit u shkaktuan nga rasti i një 18-vjeçareje, e cila u dhunua brutalisht nga ish i dashuri i saj. 

Ai e sulmoi atë egërsisht me thikë dhe vajzës iu deshën 400 qepje, i ka thyer edhe hundën dhe i ka rruar kokën. 

Por një nga posterat tregon dhe një tjetër faktor kyç. Atë të dhunës psikologjike. “Sa qepje duhen për një traumë psikologjike”, shkruhet në një pankartë.

Toleranca ndaj dhunës në familje

Ngjarja u zbardh një muaj më vonë kur një grua e afërt me familjen e viktimës njoftoi mediat. Miqtë e autorit e kanë kërcënuar ndërsa gjykata ka vendosur se bëhet fjalë për “dëmtim të thjeshtë trupor” dhe autori është liruar me kusht.

Kur rasti u bë i njohur shkaktoi një valë indinjate kundër drejtësisë dhe kundër vendime të gjykatës ndaj dhunës në familje.

Protestat patën efekt. Zëvendësprokurori që kishte marrë përsipër çështjen u detyrua të jepte dorëheqjen, ashtu si edhe mjeku që kishte hartuar akt mjekoligjore, ndërsa autori u arrestua për herë të dytë.

Më shumë se 20% e grave në Bullgari nga mosha 18 deri në 74 vjeç janë dhunuar fizikisht nga partneri i tyre sipas një sondazhi të Shërbimit Statistikor Kombëtar në vitin 2021. “Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është krejtësisht normale. Ata nuk e dënojnë dhe kjo vazhdon të ndodhë”, thotë Andrea, i cili po merr pjesë në një demonstratë në Sofje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco