Laptopi i Hunter Biden zbulon ‘bisedat e Joe Biden’ në aplikacionet e inkriptuara të mesazheve

Laptopi i Hunter Biden zbulon ‘bisedat e Joe Biden’ në aplikacionet e inkriptuara të mesazheve

22:20, 29/07/2023
A+ Aa A-

Në vijim të skandaleve të zbuluara nga laptop-i i humbur i birit të presidentit amerikan Hunter Biden, zbulohet se ky i fundit kishte shkarkuar 16 aplikacione të ndryshme komunikimi me mesazhe, shumica e tyre të inkriptuara (të koduara) për të mbajtur të fshehte korrespondencën personale të biznesit, sipas një analize të fundit nga rrjeti aktivist Marco Polo.

“Ne e dimë që ai ka shkarkuar aplikacionin Wickr”, shkruanin ekspertët, duke iu referuar programit të njohur të inkriptimit të shkrimit që përdoret zakonisht nga organizatat ilegale.

“Aplikacioni është shkarkuar 226 herë nga llogaria e tij iCloud prej vitit 2012 e këtej,” tha një personi brendshëm i analizës, për rrjetin vendas ThePost. “Mendoj se aty do të gjejmë dhe bisedat e Joe Biden.”

“Për momentin nuk ka gjurmë të programit Wickr në celularin e tij iPhone apo në laptop, që do të thotë se ai e përdorte me shumë kujdes,” shtonte burimi.

Hunter Biden kishte përdorur gjithashtu disa aplikacione të tjera mesazhesh me inkriptim deri në 2019, mes të cilave Signal, WeChat, e Wickr, sipas grupit aktivist Marco Polo.

Aplikacioni Wickr ishte përdorur dhe fshirë vazhdimisht që sugjeron zhdukjen e gjurmëve të komunikimeve.

Nuk ka ende prova të ato që Hunter Biden ka diskutuar aty apo se me kë, por që prej daljes së informacioneve në 2020, republikanët në SHBA kanë publikuar me kujdes informacione private për verimet e dyshimta të birit të presidentit.

Komisionet e Kongresit të ngritura për të hetuar pretendimet kanë thirrur disa herë Hunter për të dëshmuar mbi zhvillimet e biznesit me kompani si Burisma në Ukrainë, por ai refuzon akuzat e shkeljeve fiskale.

Me herët i biri i presidentit të SHBA, shfaqej neimazhet e laptop-it krejt zhveshur duke u zbavitur me prostituta dhe armë pa leje në pamje të publikuara që vijnë përsëri nga laptop-i i tij famëkeq.

Mediat konservatore amerikane thonë se përmbajtja e kompjuterit të lënë në servis nga biri i presidentit, pritet të sjellë video akoma më skandaloze.

Në pamjet e publikuara nga rrjeti Radar Online, Hunter shihet i zhveshur duke tundur pistoletën e tij para kameras, teksa feston me një prostitutë në vitin 2018, sipas raportimeve.

Radar Online shkruante se burimi i fotove e videove ishte celulari i tij iPhone, por kritikët thonë se ato vijnë nga laptop-i që punonjësit e servisit kanë dorëzuar në kampin republikan amerikan.

Imazhet e shthurjes së Hunter Biden me pistoletë në dorë, vijnë në kohë debatesh kur babai i tij president kërkon ndalimit e armëmbajtjes qytetare pasi disa vrasjeve masive në SHBA.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco