Tajfuni Doksuri, Tajvani anulon stërvitjet ushtarake Han Kuang

Tajfuni Doksuri, Tajvani anulon stërvitjet ushtarake Han Kuang

13:16, 25/07/2023
A+ Aa A-

Tajvani ka anuluar pjesë të stërvitjeve të tij më të mëdha ushtarake, ndërsa po përgatitet për atë që mund të jetë tajfuni më i fortë që ka goditur ishullin në katër vjet.

Doksuri ka arritur në fuqinë e super tajfunit me erëra prej 240 km/h dhe po shkon drejt ujërave që ndajnë Tajvanin dhe Filipinet.

Stërvitjet vjetore Han Kuang që nisën të hënën testojnë mbrojtjen e Tajvanit në rast të një sulmi nga Kina.

Është e paqartë nëse pjesa tjetër e stërvitjes pesë-ditore do të ndërpritet. Tajfunet janë të zakonshëm në Paqësorin perëndimor në këtë kohë të vitit, por asnjë nuk e ka goditur ishullin direkt që nga viti 2019. Tajvani parashikohet të ndjejë ndikimin e super stuhisë të mërkurën dhe të enjten.

Byroja e motit në Tajvan ka lëshuar paralajmërime për erëra të forta dhe shira të dendur. Në qytetin portual jugor të Kaohsiung, autoritetet kishin nxituar të grumbullonin kontejnerë në det.

“Dua t’u kujtoj qytetarëve që të mos nënvlerësojnë kërcënimet e tajfuni”, tha kryeministri i Tajvanit Chen Chien-jen në një deklaratë publike.

Në Filipine, shkollat dhe zyrat janë mbyllur në provincën veriore të Cagayan teksa Doksuri po afrohej. Provinca e prirur nga përmbytjet është shtëpia e 1.2 milion njerëzve.

Shkencëtarët e klimës kanë paralajmëruar prej kohësh se ngrohja globale do të rrisë intensitetin dhe shpeshtësinë e stuhive.

Në fund të kësaj jave, Doksuri pritet të shkojë në Kinën jugore, e cila është ende duke u tronditur nga tajfuni Talim në fillim të këtij muaji.

Tajvani e konsideron veten si një ishull të vetëqeverisur, i ndryshëm nga Kina kontinentale, me ligjet e veta dhe liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Megjithatë, Kina e sheh ishullin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e Pekinit, me forcë nëse është e nevojshme.


      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco