‘Wagner’ do të sulmojë Poloninë/ Kërcënim real apo një ‘lojë shpatash’

‘Wagner’ do të sulmojë Poloninë/ Kërcënim real apo një ‘lojë shpatash’

09:47, 24/07/2023
A+ Aa A-

BILD

‘Lojë shpatash’ apo një kërcënim real rus për vendin tonë fqinj?

Ushtria polake është e shqetësuar. Sepse, pas tentativës për grusht shteti nga mercenarët e ‘Wagner’ në Rusi, luftëtarët duhet të largoheshin nga vendi.

Qëllimi i tyre: Bjellorusia, shteti mik i Kremlinit. Atje, luftëtarët e 'Wagner' të Yevgeny Prigozhin supozohet të trajnojnë ushtrinë bjelloruse.

Tani, diktatori bjellorus dhe aleati i Putinit, Alexander Lukashenko, lëshoi një kërcënim gjatë një vizite në Shën Petersburg. Ai tha se mercenarët duan të bëjnë një udhëtim në Varshavë dhe Rzeszov (një qytet në ultësirat e Karpateve në Poloni).

Ai shtoi se njerëzit e ‘Wagner’ kanë nisur përpjekjet e tyre, duke kërcënuar kështu vendin fqinj dhe Poloninë anëtare të NATO-s me një sulm nga trupat e Wagner-it.

Edhe pse Lukashenko siguroi se mercenarët do të qëndrojnë të stacionuar në zonat qendrore të Bjellorusisë, Polonia po e merr seriozisht kërcënimin.

Menjëherë pas njoftimit se trupat e 'Wagner' janë transferuar në Bjellorusi, Polonia dërgoi 1 mijë ushtarë dhe 200 automjete ushtarake në kufirin lindor me Bjellorusinë. Qëllimi: të shmangen përpjekjet e mundshme për destabilizim nga shteti vasal i Rusisë, Bjellorusia.

Televizioni shtetëror rus tregoi se shqetësimet polake nuk janë edhe aq të pabaza. Një gjeneral rus u shfaq aty dhe shpjegoi se njësitë e ‘Wagner’ së shpejti do jenë gati për të shkuar në betejë kundër Polonisë në rast emergjence!

Luftëtarët e Prigozhin mund të sulmojnë një vendndodhje të veçantë, të ashtuquajturin Korridori Suvalki në zonën kufitare mes Polonisë dhe Lituanisë, të quajtur sipas qytetit të afërt polak.

Andrei Kartapolov, gjeanl në rezervë dhe anëtar i parlamentit, duke folur në një program popullor në televizionin shtetëor rus, tha: “Është e qartë se ‘Wagner’ shkoi në Bjellorusi për të trajnuar forcat e armatosura bjelloruse. Por në fakt ata nuk bëjnë vetëm këtë. Aty është edhe Korridori Suvalki”.

Megjithatë, ekspertët pajtohen se një sulm ndaj një shteti të NATO-s do të përfundonte keq për mercenarët e ‘Wagner’. Eksperti ushtarak, Thomas C. Theiner bëri shaka në Twitter se mercenarët do të rezistonin rreth 4 minuta, duke pasur parasysh divizionet polake dhe amerikane me të cilat do përballeshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco