Zelensky kërkon kufizim shpenzimesh, pas dorëheqjes së ministrit të Kulturës

Zelensky kërkon kufizim shpenzimesh, pas dorëheqjes së ministrit të Kulturës

12:32, 21/07/2023
A+ Aa A-

Ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko dha dje dorëheqjen, pasi presidenti Volodymyr Zelensky kritikoi vendimet e ministrit për ndarjen e fondeve shtetërore.

“Ka patur një valë keqkuptimesh për rëndësinë e kulturës në kohën e luftës”, tha Tkachenko në Telegram.

Ai mbështeti shpenzimet për projektet kulturore, edhe në kohë lufte, ndërsa dha dorëheqjen.

“Kultura gjatë luftës është e rëndësishme sepse nuk është vetëm luftë për territore, por edhe për njerëzit”, tha ai.

“Fondet private dhe buxhetore për kulturën, gjatë luftës nuk janë më pak të rëndësishme se sa për dronët, pasi kultura është mburoja e identitetit dhe kufijve tanë”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se i kishte kërkuar kryeministrit, Denys Shmyhal të shqyrtonte zëvendësimin e Tkachenko.

“Në kohë lufte si kjo, vëmendja maksimale e shtetit, dhe rrjedhimisht burimet shtetërore, duhet të shpenzohen për mbrojtjen. Kjo është një gjë e qartë”, tha Zelensky.

“Muzetë, qendrat kulturore, simbolet, serialet televizive, e gjithë kjo është e rëndësishme, por tani ka prioritete të tjera”, theksoi ai.

“Autoritetet lokale duhet t’i përdorin burimet buxhetore drejt dhe siç duhet”, tha Zelensky.

“Gurët e shtruar, dekorimet e qytetit dhe shatërvanët mund të presin deri pas fitores”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco