Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Habeck kritikon qëndrimin indian ndaj luftës në Ukrainë

Habeck kritikon qëndrimin indian ndaj luftës në Ukrainë

11:26, 21/07/2023
A+ Aa A-

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka kritikuar qëndrimin e paqartë të Indisë për të dënuar luftën ruse në Ukrainë, gjatë vizitës së tij në Nju Delhi.

“Kjo nuk është e drejtë, por është një shkelje e ligjit ndërkombëtar, të cilin ne nuk e kemi parë për një kohë të gjatë. Dhe kjo duhet të thuhet më qartë nga pala indiane”, tha Habeck.

India ka mbajtur një pozicion neutral ndaj luftës, dhe nuk i ka mbështetur sanksionet perëndimore kundër Moskës dhe vazhdimisht ka promovuar zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut.

India ka marrëdhënie të mira me vendet perëndimore, por edhe me Rusinë, nga e cila varet për pajisjet e saj ushtarake.

Megjithatë, vendi po blen gjithnjë e më shumë pajisje ushtarake nga vende të tjera, përfshirë Francën.

Gjatë luftës, India rriti blerjen e naftës me çmim të ulët nga Rusia. Habeck theksoi se, nga këndvështrimi i tij, India po largohej nga Rusia dhe po hapej drejt Evropës.“Por, sigurisht, kjo nuk e ndryshon faktin se qëndrimi i Indisë kundrejt sanksioneve perëndimore mbetet ende i paqartë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco