43-vjeçari filmon pa dashje vdekjen e tij

43-vjeçari filmon pa dashje vdekjen e tij

19:55, 19/07/2023
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar ka filmuar pa dashje vdekjen e tij. Mediat e huaja raportojnë se Paul Rodriguez u mbyt në një liqen të ngrirë.

Gjithçka është filmuar nga një kamera GoPro që ai kishte në kokore. Autoritetet thonë se kanë gjetur kamerën, por ende trupin e tij të pajetë.

Autoritetet në Alaskë, aty ku ndodhi ngjarja, vijojnë kontrollet në liqenin Mendengall.

Sipas tyre, helmeta me kamerën është konfirmuar që i përkiste Rodriguez-it. Ky i fundit po regjistronte më 11 Korrik teksa kajaku ku lëvizte u kthye përmbys dhe vetë ai përfundoi në ujë.

“Filmimi tregon se kajaku u përmbys për shkak të një rryme të fortë që vinte nga akulli poshtë”, tha zëdhënësi i Trupave Shtetërore të Alaskës, Tim DeSpain.

Djali i Rodriguez-it, Jaden, ka thënë se babai i tij ishte i dashur dhe pëlqente të dilte jashtë dhe të bënte aktivitete të tilla si peshkimi dhe skiimi.

43-veçari u pa për herë të fundit më 10 Korrik. Më11 Korrik, ai postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej një kajak në një plazh.

Ky kajak është gjendur teksa qëndronte pezull mbi ujë më 11 Korrik dhe është  i njëjtë me atë që Rodriguez ka hedhur në rrjetet social.

Kërkimet për trupin e pajetë vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen që të plotësojnë të gjithë pazëllin e kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco