‘Beteja në vijën e frontit në Ukrainë, një turp’/ Prigozhin shfaqet pranë Wagner-it në Bjellorusi

‘Beteja në vijën e frontit në Ukrainë, një turp’/ Prigozhin shfaqet pranë Wagner-it në Bjellorusi

16:16, 19/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i ushtrisë mercenare ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, i cili larguar nga syri publik që prej rebelimit të dështuar ndaj Moskës është shfaqur në Bjellorusi.

Në videon e re që po qarkullon në internet, Prigozhin shfaqet duke mirëpritur ushtarët e tij në Bjellorusi, ndërsa dëgjohet duke u thënë se me stërvitjen e tyre do ta shndërrojnë ushtrinë bjelloruse në “të dytën më të fuqishme në botë”.

Ai dëgjohet të thotë se njerëzit e tij do të qëndrojnë në Bjellorusi për disa kohë, ndërsa u shpreh se ajo që po ndodh në vijën e frontit në Ukrainë është një “turp” ku Wagner nuk do marrë pjesë.

Rebelimi i Prigozhin u ndal pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri dhe tha se luftëtarët e Wagner mund të strehoheshin në Bjellorusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco