Biden i thotë 'po' dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Turqi

Biden i thotë 'po' dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Turqi

08:32, 11/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden do të vazhdojë me dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Turqi në konsultim me Kongresin, tha të martën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Duke folur përpara një samiti të liderëve të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius, Sullivan tha se presidenti Joe Biden “ka qenë i qartë se ai është pro dërgimit të avionëve”.

Sullivan, megjithatë, nuk dha detaje të tjera se kur do të ndodhë.Rikujtojmë se të hënën, presidenti turk Tajip Erdogan hoqi veton duke mbështetur anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas disa muajsh presioni nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Disa partnerë të NATO-s besojnë se Turqia, e cila në tetor 2021 kërkoi të blinte avionë luftarakë deri në vlerën 20 miliardë dollarë përdori veton për Suedinë, për t’i bërë presion Uashingtonit për avionët luftarakë.

Sullivan tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të japin një “mesazh të unifikuar, pozitiv” në lidhje me rrugën e Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën gjatë samitit, një temë kryesore e diskutimit në Vilnius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco