Lajmi i fundit

INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

Siberia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Siberia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

12:44, 03/07/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Lindjen e Largët të Rusisë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme sot pas përhapjes së zjarreve.

Kreu i Republikës Sakha, një rajon i njohur gjithashtu si Yakutia, tha se më shumë se 110 zjarre pyjore po digjen në një sipërfaqe prej rreth 610,000 hektarësh,  gati tre të katërtat e madhësisë së qytetit të Nju Jorkut.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, më shumë se 620 zjarrfikës dhe 33 automjete tokësore janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Popullsia në Sakha, rajoni më i madh i Rusisë për nga sipërfaqja tokësore, është rreth një milion.

Zjarret në pyje janë intensifikuar në Rusi vitet e fundit për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në Siberi si rezultat i ndryshimeve klimatike. Miliona ton dioksid karboni dhe ndotës të tjerë lëshohen në atmosferë çdo vit për shkak të zjarreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco