Zelensky: Forcat ukrainase kanë vrarë mbi 21 mijë ushtarë të grupit 'Wagner'

Zelensky: Forcat ukrainase kanë vrarë mbi 21 mijë ushtarë të grupit 'Wagner'

10:08, 01/07/2023
A+ Aa A-

21 mijë ushtarë të 'Wagner' u vranë nga forcat ukrainase, ndërsa mbi 80 mijë prej tyre u plagosën.

Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”.

“Wagner ka dy kategori: mercenarët profesionistë dhe ata të mobilizuar nga burgjet, si mish për top. Trupat tona kanë vrarë 21.000 dhe kanë plagosur 80.000. Lajmi i mirë është se ne kemi shkatërruar pjesën më të motivuar të forcave ruse”, tha presidenti ukrainas.

“Ka shumë njerëz që kanë mbështetur Prigozhin në rrjetet sociale gjatë trazirave, dhe kjo do të thotë se ata po humbasin luftën dhe po fajësojnë njëri-tjetrin. Ata kërkojnë fajin për humbjet e tyre në Ukrainë. Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armiqtë tanë nga toka jonë. Ne besojmë se sot ata nuk janë më në gjendje të bëjnë asgjë serioze kundër Ukrainës, por ne do t’i mbajmë një sy në atë kufi verior”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco