Rastet shokuese të dhunës në familje po largojnë rininë kineze nga martesa

Rastet shokuese të dhunës në familje po largojnë rininë kineze nga martesa

10:03, 01/07/2023
A+ Aa A-

Disa raste tronditëse të dhunës në familje në Kinë, po e bëjnë rininë e këtij vendi të vërë në pikëpyetje martesën.

Të hënën, një video shokuese qarkulloi në mediat sociale, ku shihej një burrë që i kaloi sipër me makinë disa herë gruas së tij. Disa herë, ai del nga makina për të kontrolluar nëse gruaja është ende gjallë, përpara se të vazhdojë sulmin me makinë.

Të martën, një 37-vjeçar u arrestua se vrau me sende të forta gruan e tij për shkak të debateve familjare.

Këto dy ngjarje pasojnë ato të muajit të kaluar, ku gratë kanë qenë viktima të partnerëve të tyre.

Në diskutimet online, të rinjtë kinezë shprehen se këto raste janë tregues i qartë që nëse martohesh, vështirë të gjesh mbrojtje ndaj partnerëve të mundshëm, ndërkohë që dalja nga martesa abuzive, sipas tyre, duket që është e pamundur.

“Nuk është çudi që të gjithë i frikësohen martesës ditët e sotme”, lexohet në një koment në Weibo që ka marrë mijëra pëlqime.

Ndërkohë, të tjerë kanë cituar një frazë që po bëhet trend mes të rejave kineze: “Ruajeni veten duke qëndruar larg martesës dhe fëmijëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco