Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ ‘Putin po e humbet luftën në Irak,’ thotë Joe Biden

VIDEO/ ‘Putin po e humbet luftën në Irak,’ thotë Joe Biden

19:53, 28/06/2023
A+ Aa A-

Joe Biden ka bërë gafën e radhës. ‘Vladimir Putin po e humbet luftën në Irak’ është shprehur ai së fundmi.

Teksa fliste për rebelimin e grupit mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës, presidenti amerikan tha se ai kishte dobësuar ‘absolutisht’ Putinin.

I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: ‘Është e vështirë të thuhet, por ai po e humbet qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën. ‘

Kjo nuk është hera e parë që shefi i Shtëpisë së Bardhë bën gabime të tilla. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus ndërsa diskutonte për Ukrainën.

Ai tha në një mbledhje në Florida: ‘Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit tek nafta nga ajo që po bën Rusia’,  përpara se të ndërhynte: ‘Më falni, lufta në Ukrainë’.

Kujtojmë se Administrata e Biden është treguar e kujdesshme në mënyrën sesi i ka interpretuar ato që po ndodhin në Rusi, ku forcat e grupit Wagner, një nga pjesët më të afta të ushtrisë ruse në Ukrainë,  u rebeluan dhe kërcënuan të sulmonin Moskën, përpara se të ndryshonin mendjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco