Raporti: Soros shpenzoi 80 mln dollarë për t’u ‘mbyllur gojën’ amerikanëve

Raporti: Soros shpenzoi 80 mln dollarë për t’u ‘mbyllur gojën’ amerikanëve

10:55, 16/05/2024
A+ Aa A-

Megadonatori i të majtës amerikane, George Soros, shpenzoi mbi 80 milionë dollarë për të ‘heshtur’ amerikanët. Kështu raporton Fox News.

Milionat janë shpenzuar për të censuruar dhe për të mbajtur në errësirë amerikanët duke ndryshuar panoramën mediatike në vend.

Në një raport të ri të grupit konservator MRC thuhet se Soros dha plot 80 milionë dollarë për një grup mediatik të quajtur Free Press, që kishte për qëllim të bënte presion mbi platformat e mëdha të medieve sociale për të censuruar përmbajtjen në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

Zëvendëspresidenti i MRC, Dan Schneider tha për Fox News: “Një nga njerëzit më të pasur në botë po përdor pasurinë dhe fuqinë e tij të madhe për t'i mbyllur gojën amerikanëve të rregullt përpara zgjedhjeve të 2024. Në një kohë kur mbrojtja e fjalës së lirë është thelbësore, të majtët po përpiqen të heshtin zërat e gjysmës së Amerikës, veçanërisht ata që nuk pajtohen me axhendën radikale të promovuar nga Biden, Soros dhe shumica e drejtuesve të Big Tech”.

Redaktori i MRC, Joseph Vazquez, raportoi se grupi mediatik i financuar nga Soros “është në krye të një nxitje të re për të kufizuar fjalën e lirë në internet”, duke treguar një deklaratë të fundit për shtyp si provë.

Muajin e kaluar, Free Press u mburr me një letër që u kërkonte drejtuesve në Discord, Google, Instagram, Meta, Pinterest, Reddit, Rumble, Snap, TikTok, Twitch, Twitter dhe YouTube për t'i mbajtur platformat online "të sigurta dhe të shëndetshme" në vitin 2024 përmes gjashtë ndërhyrheve “të veçanta”.

Letra është nënshkruar nga “200 organizata të shoqërisë civile, studiues dhe gazetarë”, sipas Free Press.

MRC zbuloi se ‘të paktën 45 prej nënshkruesve i kanë mbushur arkat e tyre me para të Sorosit në shumën e madhe prej 80,757,329 dollarësh vetëm midis viteve 2016 dhe 2022”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco