FOTO/ Katër fëmijë midis 11 të vrarëve nga sulmi rus me raketa në Ukrainë

FOTO/ Katër fëmijë midis 11 të vrarëve nga sulmi rus me raketa në Ukrainë

18:07, 28/06/2023
A+ Aa A-

Dy motra binjake janë vrarë nga Putin: Vajzat, 14 vjeçe, janë në mesin e 11 personave të vrarë në sulmin me raketa gjatë natës që goditi në restorantin ukrainas të picave të mbushur me familje, ku akoma të tjera viktima dyshohet se janë varrosur nën rrënoja

Binjaket Yuliya dhe Anna Aksenchenko u konfirmuan si dy nga katër të miturit e vrarë në sulmin në restorantin Ria Pizza, i njohur si nga ushtarët ashtu edhe nga gazetarët në qytetin e Kramatorsk.

Autoritetet ukrainase postuan një imazh tronditës të motrave që mbanin një vizatim për të përkujtuar 60-vjetorin e ndërtimit të shkollës së tyre, një homazh prekës ky për të dyja.

Sulmi plagosi gjithashtu të paktën 60 njerëz në qytet - një nga më të mëdhenjtë ende nën kontrollin e Ukrainës në lindje të vendit, ku luftimet janë më të ashpra.

Policia ukrainase tha se Rusia gjuajti raketa kundërajrore tokë-ajër, S-300, në qytet.

Armët nuk janë raketa goditëse precize, që do të thotë se përdorimi i tyre në caqet tokësore në Ukrainë përbën shënjestrim pa dallim të civilëve.

Një raketë e dytë goditi një fshat në skajet e Kramatorsk, duke plagosur pesë, por viktimat kryesore ishin në restorant. Mes të plagosurve ishte edhe një foshnjë e lindur vitin e kaluar.

“Shpëtimtarët po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesës së shkatërruar dhe po kërkojnë njerëz që ndoshta janë ende nën të”, thanë shërbimet e urgjencës, duke sugjeruar se ekipet e shpëtimit ka të ngjarë të gjejnë trupa të tjerë në orët e ardhshme.

Autoritetet thonë se kanë arrestuar një vendas, të cilin e akuzuan se 'ndihmoi' Rusinë të kryente sulmin.

"Sipas hetimit, agjenti i armikut është një banor i Kramatorsk, një punonjës i kompanisë lokale të transportit të gazit," tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) në faqen e tijj të internetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco