Rusia u ofron kontrata, mercenarëve të Wagner: Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi

Rusia u ofron kontrata, mercenarëve të Wagner: Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi

22:22, 24/06/2023
A+ Aa A-

BBC ka ndjekur  Dmitry Peskov, Sekretarin e shtypit të Presidentit rus Putin, i cili tha se mercenarët e Ëagner që dëshirojnë, mund të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe luftëtarët që morën pjesë në kryengritjen e sotme nuk do të ndiqen penalisht.

Bosi i Wagner do të largohet për në Bjellorusi dhe akuzat do të hiqen, tha media shtetërore

Kësisoj, mediat shtetërore ruse sapo kanë raportuar se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin do të niset për në Bjellorusi dhe akuzat kundër tij dhe forcave të tij Wagner do të hiqen nga autoritetet ruse për të shmangur "gjakderdhjen".

Trupat e Wagner-it në foto duket se po kthehen në automjete dhe po largohen nga Roston-on-Don.

Më herët gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit iu kërkua banorëve që të mos shkojnë në qendër të qytetit dhe, nëse është e mundur, të mos dalin nga shtëpitë e tyre pas rebelimit të Wagnerit në qytet.

Por këtë mbrëmje tensioni duket se është ulur.

Në postimet e paverifikuara në Telegram, videot tregojnë se trupat e Wagner po shtrëngojnë duart me vendasit dhe po kthehen në automjetet e tyre të blinduara. Në një foto, dy vajza bënë një selfie para një tanku të Wagner./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco