Historia e trishtë: Shkoi drejt vdekjes, për t'i plotësuar dëshirën të atit

Historia e trishtë: Shkoi drejt vdekjes, për t'i plotësuar dëshirën të atit

16:26, 23/06/2023
A+ Aa A-

Edhe pse nuk donte të shkonte fare, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut, dashuria e 19 vjeçarit Suleman Dawood  për të atin e ngjiti në nëndetësen e vogël që supozohej t'i çonte të dy në fund të Atlantikut.

Kështu tha halla e tij në një intervistë për transmetuesin amerikan “NBC News”.

Suleman i tha asaj se ishte "i frikësuar" dhe "nuk ishte në humor" për udhëtimin për në Titanik.

Por ai donte ta bënte të lumtur babanë e tij - multimilionerin pakistanez Shahzada Dawood 48 vjeç - për ditën e babait.

Ngjarja ndodhi në Britaninë e Madhe, ku jetonte familja, të dielën e kaluar, ditën që nëndetësja u zhduk përgjithmonë.

“Po mendoj për Sulemanin, i cili ishte 19 vjeç dhe ndoshta ndihej i frikësuar” vazhdoi halla e shkatërruar Azmeh Dawood, duke shtuar:

"E kam të vështirë të marr frymë kur mendoj për ngjarjen. Ishte ndryshe nga çdo përvojë që kam pasur ndonjëherë".

'Absolutisht i fiksuar' pas Titanikut

Vëllai i saj Shahzada ishte "absolutisht i fiksuar" pas Titanikut që në moshë të re, tha ajo.

Si fëmijë, ata vazhdimisht shikonin filmin "Nata e fundit e Titanikut".

Edhe kur ajo prezantoi Shahzadën me burrin e saj, Titaniku luajti një rol: vëllai i saj e pyeti të shoqin nëse do të dëshironte të shikonte një dokumentar katër-orësh për anijen Titanik. Ai shpesh vizitonte ekspozita me objekte nga mbytja e Titanikut.

Kjo është arsyeja pse ajo nuk u habit që vëllai i saj bleu bileta për turin e nëndetëseve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco