Moska e mban në burg për spiunazh, gazetari amerikan humb Apelin: Pas hekurave deri më 30 gusht

Moska e mban në burg për spiunazh, gazetari amerikan humb Apelin: Pas hekurave deri më 30 gusht

12:59, 22/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është rrëzuar në Apel sa i përket kërkesës së tij për të mos zgjatur paraburgimin në Moskë.

Gazetari amerikan akuzohet nga Moska për spiunazh, akuza të cilat ai ka mohuar.

Paraburgimi i Gershkovich, në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, u zgjat muajin e kaluar deri në 30 gusht. Ai përballet me deri në 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, të cilat ai dhe punëdhënësi i tij i kundërshtojnë ashpër.

Arrestimi i tij në mars ishte ndalimi i parë i një gazetari amerikan në Rusi me akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë, duke tronditur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe duke tensionuar më tej lidhjet midis Moskës dhe Uashingtonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco