WhatsApp sjell më shumë privatësi

WhatsApp sjell më shumë privatësi

13:34, 20/06/2023
A+ Aa A-

Në WhatsApp janë aktivizuar dy funksione të reja që u mundësojnë përdoruesve të kenë më shumë privatësi dhe mbrojtje .

Opsioni i parë është " heshtja e thirrjeve nga numra të panjohur " që është krijuar për t'ju dhënë më shumë kontroll mbi thirrjet hyrëse. 

Në fakt, ndihmon për të filtruar automatikisht mesazhet e padëshiruara, mashtrimet dhe thirrjet hyrëse nga njerëz të panjohur, duke siguruar mbrojtje më të madhe. 

Këto telefonata nuk do t'i bien telefonit tuaj, por do të shfaqen në listën tuaj të telefonatave, në rast se është dikush i rëndësishëm. 

Opsioni i dytë është " kontrolli i privatësisë ". 

Kjo veçori ju udhëzon hap pas hapi përmes cilësimeve më të rëndësishme të privatësisë, për t'ju ndihmuar të zgjidhni nivelin e mbrojtjes e duhura për ju.

Duke zgjedhur "Start Monitor" në cilësimet e privatësisë, do të aksesoni nivele të ndryshme të privatësisë për të forcuar sigurinë e mesazheve, telefonatave dhe informacioneve tuaja personale".

Mjete si Mesazhet Ephemeral, bllokimi i pamjeve të ekranit për mesazhet me cilësimin "shikoni një herë", aftësia për të mbajtur privat statusin tuaj në linjë. I fundit është "Kyçja e bisedës" , i cili ju lejon të mbroni bisedat më intime me një fjalëkalim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco