Lufta në Ukrainë/ Të burgosurit nuk mjaftojnë, Wagner tani po kërkon edhe lojtarë të video games

Lufta në Ukrainë/ Të burgosurit nuk mjaftojnë, Wagner tani po kërkon edhe lojtarë të video games

11:24, 20/06/2023
A+ Aa A-

Grupi mercenar rus Wagner ka ftuar 21-35-vjeçarët me përvojë në video lojërat për t'u bashkuar me ta si ekspertë të dronëve, ka njoftuar Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Instituti citon gazetën ruse të opozitës Verstka, e cila raportoi se rekrutët nuk kanë nevojë për përvojë të mëparshme.

ISW gjithashtu vuri në dukje audion e përgjuar të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ukrainës (GUR), në të cilën një ushtar rus diskuton fushatën e re të rekrutimit të Wagner, të nisur për shkak të humbjeve të mëdha në fushën e betejës, raporton Index.

"Fushata e re e rekrutimit të Wagner pretendon se reklamon trajnime me instruktorë të përgatitur mirë, sigurim shëndetësor dhe jetë, pajisje moderne dhe garanton që të gjithë rekrutët do të marrin të gjitha pagesat e premtuara," raportoi ISW.

Prigozhin: Rreth 10,000 të burgosur të rekrutuar vdiqën në Ukrainë

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha në fund të majit se rreth 10,000 të burgosur që ai rekrutoi kishin vdekur në fushën e betejës në Ukrainë.

Ai tha në atë kohë se trupat e tij kishin humbur më shumë se 20,000 njerëz në luftimet për Bakhmut, në Ukrainën lindore.

Prigozhin deklaroi se rreth gjysma e të vdekurve ishin të rekrutuar të dënuar të cilëve u premtohej liria nëse pranonin të luftonin.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse vranë civilë gjatë luftës në Ukrainë, gjë që Moska e mohon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco