FOTO e fundit e nëndetëses së Titanikut/ Kush ishin pasanikët në bord

FOTO e fundit e nëndetëses së Titanikut/ Kush ishin pasanikët në bord

10:13, 20/06/2023
A+ Aa A-

Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar personat që ndodhen në nëndetësen e zhdukur gjatë eksplorimit të rrënojave të Titanikut. Ekipet amerikane dhe kanadeze, po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.

Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

-Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është president i firmës së avionëve Action Aviation.
-Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood, dhe djali i tij Suleman.
-Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.
-Eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës. Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.

Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë.

Kompania “OceanGate” është e vetmja deri më sot që ofron 3 nëndetëse të afta për t’u zhytur mjaftueshëm në ujërat e Atlantikut për të parë nga afër Titanikun. Nëndetësja peshon 10 ton dhe mund të zhytet deri në 4000 metra. Ky është misioni i parë i “OceanGate” për këtë vit, ndërsa për 2024 janë parashikuar edhe 2 udhëtime të tjera 8-ditore në rrënojat e Titanikut. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco