Kundërsulmi ukrainas: Shkatërrohet depoja e armëve të Putinit/ VIDEO

10:46, 19/06/2023
A+ Aa A-

BILD

Shpërthime të mëdha shumë prapa frontit!

Ukraina thotë se i ka dhënë të dielën një goditje të rëndë pushtuesve rusë.

Sipas raporteve të Ukrainës, një depo e madhe që përmbante pajisje ushtarake dhe municione, u godit në fshatin Rykove në jug të vendit. Pikant është fakti se zona e pushtuar nga rusët nuk është përpara në front, por thellë në brendësi.

Pamjet tregojnë shpërthime të mëdha dhe shtëllunga tymi. Kanali rus Telegram Rybar shpjegoi se depoja ishte goditur me dy raketa britanike Stormë Shadow.

Edhe kanali ukrainas ‘Nikolaevsky Vanyok’ raportoi gjithashtu për sulmin në depon e ushtrisë ruse, dujke thënë se aty ruhej një numër i madh predhash që do dërgoheshin në front kundër Ukrainës.

Sipas kanalit ukrainas, linja hekurudhore që të çon te depoja është përdorur në mënyrë aktive gjatë tetë muajve të fundit dhe monitorohej nga ushtarët rusë. Dhjetëra ruse janë vrarë nga sulmi me raketa dhe qindra janë plagosur. Megjithatë nuk ka një konfirmim të pavarur për këto numra.

Për javë të tëra, Ukraina ka realizuar sulme të suksesshme mbi depot e ushtrisë ruse në territoret e pushtuara. Qëllimi është të dobësohet furnizimi i trupave ruse në front.

Sepse lufta ruso-ukrainase është gjithashtu një betejë materialesh: numri i raketave, granatave dhe mortajave në dispozicion përcakton gjithashtu suksesin ose dështimin në front.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco