Denoncimi i kolonelit rus, mercenarët e Wagner po rrëmbejnë e përdhunojnë ushtarët e Putin

Denoncimi i kolonelit rus, mercenarët e Wagner po rrëmbejnë e përdhunojnë ushtarët e Putin

12:01, 09/06/2023
A+ Aa A-

Shenjat e një lufte civile mes vetë rusëve janë shfaqur në rajonet ukrainase që Moska ka arritur të pushtojë, me mercenarët e grupit Wagner që gjithmonë e më shumë po përplasen me ushtrinë e Vladimir Putin.

Së fundmi në rrjet është bërë virale një video, ku një kolonel rus tregon se mercenarët e Wagner po rrëmbejnë, përdhunojnë dhe torturojnë ushtarët e Putinit.

Nënkoloneli Roman Venevitin, i cili u kap pranë qytetit të sulmuar ukrainas të Bakhmutit nga Wagner, pretendon se është torturuar nga njerëzit e Yevgeny Prigozhin.

Venevitin gjithashtu zbuloi se mercenarët e Wagner vodhën dy tanke T-80, 4 topa, një kamion KAMAZ dhe automjete të blinduara si trofe lufte.

“Kishte rrëmbime të ushtarakëve tanë, ku ata u keqtrajtuan fizikisht dhe u poshtëruan. Një nga oficerët e vegjël të batalionit tonë u rrëmbye dhe u torturua. Ai u mbajt lakuriq në një dysheme të ftohtë në një bodrum. Ata ia spërkatën sytë me acid dhe ai humbi përkohësisht shikimin. Po ashtu e lagën me benzinë dhe tentuan ta djegin”, rrëfeu zv/koloneli i ushtrisë ruse.

Më tej Venevitin shtoi: “Një nga ushtarakët u rrah dhe u përdhunua nga mercenarët. Ai nuk mundi t’i mbijetonte poshtërimit dhe vrau veten”.

Venevitin tha se ushtarët e rrëmbyer rusë iu kthyen ushtrisë së Putinit në këmbim të municioneve, të cilat Wagner pretendon se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk i kishte siguruar.

“Ose ushtarët rusë u përdorën si skllevër për të ngarkuar trupat e vdekur dhe ushtarët e plagosur, ose u detyruan të nënshkruanin kontrata duke lënë ushtrinë për Wagner. Kjo dobësoi krahët rusë në Betejën e Bakhmutit”, deklaroi ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco