Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?

21:58, 07/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti shkatërrimin e digës Kakhovka një “katastrofë mjedisore dhe humanitare”, sipas Kremlinit.

Putini e bëri këtë deklaratë sot gjatë një bisede me homologun e tij turk, Recep Tayip Erdgoan.

Erdogan foli gjithashtu me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një telefonatë të veçantë, duke i thënë atij se mund të krijohej një komision ndërkombëtar për të hetuar shkatërrimin e digës.

Gjatë bisedës, presidenti ukrainas e quajti incidentin një “akt rus të terrorizmit” dhe tha se “i dorëzoi një listë të nevojave urgjente të Ukrainës për të eliminuar katastrofën”.

Rusia në anën tjetër ka mohuar akuzat për prishjen e kësaj dige, duke ia vënë fajin në fakt Ukrainës.

Ndryshe, shkatërrimi i digës në lumin Dnipro të Ukrainës ka bërë që 17 mijë njerëz të evakuohen nga autoritetet ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco